English

Ferrari prezanton makinën e re, synon kampionatin e F1

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Makina SF 1000 është ajo tek e cila Ferrari do të varë shpresat që ky sezon që po afron të jetë i tyre. Prej vitesh kokë kuqja nga Maranelo është në kërkim të titullit kampion por pavarësisht përpjekjeve nuk ka mundur dot që të thyejë dominimin e Mercedes. Në fakt nga pamja makina duket pothuajse e njëjtë me atë të vitit të shkuar por nga brenda pa diskutim që është diçka krejt tjetër.

- Advertisement -

Te Ferrari, titulli kampion mungon që prej vitit 2007 dhe tashmë ka ardhur koha për t’u rikthyer edhe një herë te suksesi. Sebbastian Vettel dhe Charles Leclerc do kenë detyrën e vështirë për ta bërë një gjë të tillë. Dy pilotët duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet që patën sezonin e shkuar mes tyre dhe të përqendrohen në luftën kundër Mercedes.

“Kjo makinë besoj se është një hap përpara. Shpresoj të mendoj të njëjtën gjë kur ta provoj një pistë. Gjithë skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer”, shprehet piloti, Sebastian Vettel.

“Pa diskutim që është një makine e re dhe ka përmirësime me atë të vitit të shkuar. Kemi punuar të gjithë së bashku për të qenë gati . Këtë vit është më ndryshe pasi i njoh njerëzit dhe ekipin. Me zor po pres të zbres në pistë”, tha Charles Leclerc, piloti tjetër i Ferrarit.

Sezoni i ri i Formula 1 starton në 15 mars me garën e Australisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?