Festa e Amantias një traditë mijëra vjeçare festohet edhe këtë vit në fshatin Ploç të bashkisë së Selenicës. Një traditë që jeton ndër breza dhe shërben jo vetëm si festë e zonës por edhe një takim brezash.
Për kryeplakun e fshatit Ploç, Adriatik Brahimi kjo është një traditë e vjetër e zonës e cila festohet si mijëra vite më parë. Një festë ku shpalosen tradita të zonës dhe gatime tradicionale ndërsa zhvillohen lojëra të ndryshme sportive ku nuk mungojnë as këngë të isopolifonisë.
Orgest Feimi, drejtues i drejtorisë rajonale të monumenteve dhe trashëgimisë kulturore në Vlorë thotë se një vëmendje i është dedikuar parkut arkeologjik. Sipas tij zbulimet arkeologjike të fundit kanë shtuar interesin e turistëve. Gërmimet sipas tij vazhdojnë dhe do të pasojnë në të tjera zbulime në vitet e ardhshme
Banorët e zonës vlerësojnë organizimin teksa thonë se kjo festë shërben edhe për të takuar bashkëfshatarët e tyre që janë larguar nga fshati.
Festa e Amantias festohet në parkun arkeologjikë me të njëjtin emër i cili është vendi me histori të lashtë mijëravjeçare, që deri më tani është zbuluar vetëm 10% e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festa e dyfishtë/ Vora zyrtarisht kampione, Flamurtari në Superligë pas pesë vitesh
- Festa e Sulltan Novruzit, Baba Mondi: Të kujdesemi për paqen dhe sigurinë