Me alkool e këngë tifozët e presin finalen e sotme tifozët e Fejnordit. Dhjetëra prej tyre janë akomoduar në një resort në Qerret të Kavajës.
Ata presin fitoren e skuadrës së tyre të zemrës.
“Ne presim një fitore, 1 me 2 për Fejnordin”, tha një tifoz holandez.
“Ne presim të fitojmë sot, 1 me 3 për ne”, thanë dy tifozë.
“Do shkojë 1 me 1 dhe në kohën shtesë penalltitë do bëjnë diferencën, ne do fitojmë”, tha një tifoz.
Tifozët holandezë paralajmërojnë trazira në Tiranë.
“Pasi të fitojmë Tirana nuk do të jetë më një vend i sigurt. Ne do të festojmë deri në mëngjes. Do të gjejmë italianët dhe do të festojmë me ta faktin që ne fituam, sepse fundja kjo është ideja. Më pas do të kthehemi në vendin tonë dhe do të festojmë edhe atje”, tha tifozi.
Ndër të tjera, atyre po u pëlqen bregdeti shqiptar.
“Po na pëlqen shumë këtu. Mot i mirë, njerëz të këndshëm, pamje e bukur dhe një hotel i mirë. Jemi të kënaqur dhe kush e di, ndoshta do të planifikojmë edhe pushime në Shqipëri.”
Ata organizuan mbrëmë dhe një festë, në të cilën nuk u lejua prania e mediave.
Festa private nisi në perëndim dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
LEXONI GJITHASHTU: