English

Festivali i Berlinit, triumfon filmi “There is no evil”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“There is no evil” është fituesi i trofeut “Ariu i Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Berlin. Një film i realizuar nga regjisori iranian, Mohammad Rasoulof, i cili është i persekutuar në vendin e tij. “Nuk ka  djall”, një studim i dënimit kapital është filmuar në kundërshtim me  censurën e qeverisë iraniane.

- Advertisement -

Rasoulof, filmi i të cilit eksploron dilemat morale të atyre që u zgjodhën për të kryer ekzekutime dhe pasojave të mbrojtjes për ta dhe personat  përreth tyre, nuk mund të largohej nga Irani për të marr çmimin për shkak të akuzave propagandistike me të cilat përballet në lidhje me filmat e mëparshëm.

“Kjo është për të,” tha vajza e tij Baran, e cila merr pjesë në film dhe mori çmimin në emër të regjisorit . Producenti, Farzad Pak falënderoi të gjithë ekipin “të cilët sipas tij  rrezikuan jetët e tyre për të qenë në këtë film”. Trofeu i dytë Ariu i Argjendtë shkoi për filmin e regjisores Eliza Hittman  për “Never Rarely Sometimes Always.

Hong Sangsoo fitoi  çmimin si regjisori më i mirë për filmin për The Woman Who Ran, një miniaturë në lidhje me miqësinë femërore, vetminë dhe burrat. Ariun e Argjendtë për aktorin më të mirë e mori italiani Elio Germano për interpretimin e personazhit të piktorit zviceran Antonio Ligabue. Filmi italian “Favolacce” fitoi Ariun e Argjendtë për skenarin më të mirë. Filmi i vetëm me pjesëmarrje nga Kosova, Exil, i regjisorit Visar Morina, nuk arriti të merrte çmimin e publikut. Këtë vit ai iu dha filmit dokumentar “Otac” të regjisorit serb  Srdan Golubović.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?