English

Festivali i Komedisë, Koko Fest për 7 netë në Korçë me artistët shqiptarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Korçë ka nisur festivali mbarëkombëtar i komedisë Koko Fest.

- Advertisement -

7 grupe teatrale të ndryshme nga Shqipëria do të performojnë përpara artdashësve korçarë. Drejtoresha e qendrës së artit dhe kulturës, Zamira Kita tregon se janë zgjedhur komeditë më të bukura për ta.

“Koko Fest është një festival komedie shqipfolës. Marrin pjesë të gjitha trupat e trevave shqiptare. Ne kemi zgjedhur komeditë më të bukura që kanë qarkulluar përgjatë një viti”, u shpreh ajo.

Edhe aktori Ndriçim Xhepa ndan emocionet për këtë festival.

“Është një vlerë që ka vazhdimësinë. Si fillim do të uroja që të vazhdonte ky festival”, tha ai.

Shfaqja e parë erdhi nga teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, me një komedi e cila në fokus kishte tradhtinë e çifteve.

“Është një komedi angleze që na përfaqëson edhe ne si shqiptarë, sepse është vërtet tepër akuale”, theksoi regjisorja Adelina Muça

Aktori kryesor i kësaj shfaqje ishte Gentian Zenelaj, i cili tregon se këtë festival nuk e sheh si garë, por si kënaqësi e të qëndruarit bashkë me artistët e tjerë nga Shqipëria dhe për të bërë korçarët të qeshin.

“Unë nuk e kam parë kurrë si garë primare, kam parë kënaqësinë që me jep ky festival dhe kënaqësinë e të qënurit në Korçë.

Për 7 net me radhë publiku korçar do të ketë mundësi të ndjekë shfaqjet teatrale, ku pjesë e jurisë do të jenë aktorët e njohur si Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani e të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?