English

Festohet Krishtlindja ortodokse, meshë në mesnatë dhe tradita të ndryshme në shumë shtete

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Krishtlindja ortodokse është kremtuar në shumë shtete evropiane.

- Advertisement -

Besimtarët ortodoks në Maqedoninë e Veriut kremtojnë sot krishtlindjen. Ata organizuan tubime para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe në objektet e tjera fetare nëpër qytete të ndryshme.

Kryepeshkopi Stefan uroi që tradita e festës të mos zhduket asnjëherë. Festën e Krishtlindjes Ortodokse e uruan edhe zyrtarët e lartë shtetëror.

Në Serbi në vigjilje të festës ndiqen qirinj dhe në mënyrë simbolike digjen degët e lisit çka simbolizon ardhjen e Krishtit në botë.

Në Kroaci përgatitet një bukë e pasur me fruta brenda së cilës mund të gjesh edhe një qindarkë dhe ai që e gjen do ta ndjek fati i mirë.

Krishtlindja është festuar në mesnatë edhe në Kishën ortodokse në Rusi dhe në të gjitha katedralet e vendit. Për të dytin vit radhazi presidenti Putin ishte i pranishëm në Katedralen Shën Petërsburg ku dhe është pagëzuar.

Ishte kreu i kishës ortodokse Patriarku Kirill udhëhoqi meshën në mesnatë.

Sipas traditës pas meshës festa vijon edhe gjatë ditës, ku njerëzit shkëmbejnë dhurata dhe ushqime. Pas revolucionit të vitit 1917 Krishtlindja ishte e ndaluar të festohej në Rusi, ndryshimi nisi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në të gjithë botën Krishtlindja Ortodokse festohet në datën 7 janar duke u bazuar në kalendarin Julian.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?