English

Fidel Ylli: S’kemi terrene për aktivitete, sporti me detyrim në shkolla

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Ylli tha se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë përsa i përket marrjes me aktivitetin fizik, për shkak se nuk ka terrene sportive.

- Advertisement -

Gjatë dëgjesës publike, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ai tha se sporti duhet të futet me detyrim në shkollë, pra një nxënës duhet ta ketë me detyrim të zgjedhë një sport.

“Jemi vendi më i varfër në Europë përsa i përket marrjes me aktivitet fizik, po pse ndodh kjo sepse nuk kemi terrene sportive, janë bërë pallate në çdo cep. Kemi një gjë të artë në dorë, ta kthejmë atë për t’i dhënë rinisë, për t’i dhënë ekipeve sportive, për t’i dhënë këtyre kampioneve, sepse ajo që është bërë në këto vite në sport nuk është bërë në 100 vjet. Sporti bëhet në bashki, në qytete në klube, qëllimi jonë është që të fusim sportin me detyrim në shkollë, që një nxënës të ketë një detyrim të zgjedhë një sport. Kërkojmë që rinia të jetë e shëndetshme. Sporti nuk është një garë kush fiton, sporti është shëndet, edukim diplomaci”, u shpreh Ylli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?