Një 90 vjeçar në fshatin Peshtan Bregas në Fier ka ndërruar jetë, pasi u asfiksua nga zjarri që ndezi në tokën e tij për të djegur mbeturinat.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se si pasojë e erës së fortë, flakët u përhapën me shpëjtësi dhe zjarri doli jashtë kontrollit.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, dyshohet se 90-vjeçari u asfiksua nga tymi e ndërroi jetë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
“Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vijon lufta me zjarret në Gjirokastër, riaktivizimi i flakëve rrezikoi 50 banesa
- Vatra të reja zjarri edhe në Pogradec, flakët përhapen drejt zonave pyjore