English

‘FIFA-Gate’, nis gjyqi për korrupsion lidhur me të drejtat televizive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka nisur në Nju Jork gjyqi ndaj dy ish-drejtuesve ekzekutivë të kompanisë amerikane “Fox” dhe agjencisë argjentinase “Full Play”.

- Advertisement -

Hernan Lopez dhe Carlos Martinez akuzohen për korrupsion, mashtrim bankar dhe pastrim parash, si pjesë e mega-skandalit të korrupsionit që u zbulua në vitin 2015 në radhët e FIFA-s.

Autoritetet amerikane pretendojnë se mes viteve 2005-2015 të pandehurit kanë paguar dhe kanë marrë ryshfete nga zyrtarët e Konfederatës Amerikano-Jugore të Futbollit, në këmbim të të drejtave fitimprurëse të transmetimit.

Ato gjithashtu dyshojnë se Lopez dhe Martinez gjetën informacione për të siguruar të drejtat e transmetimit në Shtetet e Bashkuara të ndeshjeve të botërorëve të 2018-s dhe 2022-shit.

Çështja është pjesë e skandalit të korrupsionit “FIFA-gate”, që në 2015-n tronditi organin qeverisës të futbollit, që i kushtoi vendin e punës presidentit Sepp Blatter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×