English

Fillim i ri për Brazilin, Lula rimerr pushtetin: Do punoj për të varfrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kalimi i stafetës presidenciale është detyrë e kryetarit në detyrë të shtetit. Por të shtunën në kryeqytetin brazilian ishte Eni Zouza, një pastruese, që kreu nderimet.

- Advertisement -

Me ish-presidentin brazilian të së djathtës ekstreme Bolsonaro që shpërfilli ceremoninë e përurimit, ekipit të Luis Inacio Lula da Silva iu desh të shkëputej nga tradita.

“Ne do të shfuqizojmë dekretet që lejonin aksesin tek armët dhe municionet që kanë shkaktuar ka pasiguri dhe dëme në familjet braziliane”, tha Lula da Silva, president i Brazilit.

Por shfuqizimi i shumicës së politikave të administratës së kaluar është vjetëm një pjesë e misionit të Lula, që ka nisur mandatin e tretë si president.

Bëhet fjalë për një kthim historik të veteranit të së majtës që kaloi 580 ditë në burg përpara se dënimi të anulohej dhe t’i rikthehej jetës politike.

Në fjalimin e marrjes së detyrës, ai u zotua se do të përmirësojë jetën e brazilianëve të varfër, do të punojë për barazinë racore dhe gjinore dhe do të çojë në zero shpyllëzimin e pyjeve të Amazonës, të shkatërruara nga flakët në vitet e fundit.

Sfidat që Lula ka përpara janë madhore. Atij do t’i duhet jo vetëm të rindërtojë një ekonomi të shkërmoqur, por të bindë edhe gjysmën e elektoratit që nuk votoi për këtë e që mendon se ai duhet të jetë në burg dhe jo në pallatin presidencial, se ai mund të jetë edhe lideri i tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?