Regjisori Gentian Koçi do të prezantojë Shqipërinë në Oscar 2023 më filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”.
Në një intervistë për Euronews Albania regjisori u shpreh se pjesëmarrja në një ngjarje ndërkombëtare të këtyre përmasave është shumë e rëndësishme për vendin.
Ai kërkoi nga Ministria e Kulturës ta mbështesë financiarisht filmin.
“Unë do bëj një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Kulturës, nëse do e shohin të arsyeshme ta mbështesin financiarisht OK, nëse jo unë do vazhdoj punën time përpara. Ministria në këtë rast duhet të jetë e vëmendshme dhe ta financojë PR e filmit ndërkombëtar, nuk është më në dorën time, unë çfarë ishte për të bërë e kam bërë”, u shpreh regjisori.
LEXONI GJITHASHTU: