Të mërkurën në një tryezë konsultimi për financimin e partive, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se partitë politike janë ndërgjegjësuar, por sipas tij ka ende nevojë për përmirësime.
Ai nënvizoi se “jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë dhe sa është vlera e financimit”.
“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politik. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen. Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar. Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen. Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ka në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi”, u shpreh ai.
Zgjedhjet vendore pritet të zhvillohen më 14 maj. Në 6 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.
Më 27 mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe të listave të shumë-emërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak.
LEXONI GJITHASHTU:
- 10 mln dollarë për emergjencat, si ndahen fondet për përmbytjet dhe zjarret
- Meta takohet me Berishën në selinë e PD-së
- Berisha: Kjo fatkeqësi natyrore nuk është dora e Zotit, por dora e robit hajdut