Qeveria finlandeze tha se ka rënë dakord që të marrë 175 azilkërkues nga kampet e Qipros, Greqisë, Italisë dhe Maltës, “për të lehtësuar situatën humanitare” që po përjetohet nga refugjatët në vendet mesdhetare që janë pjesë e BE-së.
Ministri i brendshëm finlandez tha se vendi i tij me 5.5 milionë banorë dëshiron të përqendrohet te azilkërkuesit më të rrezikuar, fëmijët dhe familjet me një prind, nga vende me konflikte të hapura, si Siria dhe Afganistani.
Ministria nuk ofroi një program specifik, por tha se azilkërkuesit do të zgjidheshin nga katër kombe të ndryshme, sipas rëndësisë së situatës.
“Është e rëndësishme që Finlanda, si shtet kufitar i BE-së (në kufirin me Rusinë), ka interes të gjejë zgjidhje jo vetëm për situatën e tanishme (në Mesdhe), por edhe për të krijuar një sistem azili të qëndrueshëm për të gjithë Europën”, tha ministrja e brendshme finlandeze, Maria Ohisalo.
Italia, vendi që e ka vuajtur më shumë barrën e refugjatëve afrikanë që vijnë që përtej Mesdheut, ka nisur t’i pranojë anijet e bamirësisë që sjellin emigrantë të shpëtuar nga deti, me kusht që të strehohen edhe nga vende të tjera të BE-së.
Disa shtete të bllokut janë ofruar tashmë, duke mbajtur fjalën që dhanë në Maltë, vitin e shkuar, për ta ndarë bashkërisht barrën e emigrantëve.