English

Fishat e diabetit falas, Rakacolli: Arritje. Toro: Pacientët s’i marrin, pa cilësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej 1 janarit të këtij viti fishat që shërbejnë për matjen e diabetit jepen falas për të gjithë personat deri në 25 vjeç dhe ata mbi 65 vjeç.

- Advertisement -

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e konsideron këtë një arritje, Asim Toro në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet denoncon se këto fisha janë pa cilësi.

“Fishat që një pjesë nuk i merr fare, pasi nuk ka moshën e duhur, pjesa tjetër nuk i tërheq se fishat janë pa iso , pra pa cilësi dhe mundohen t’i gjejnë nga format nga më të ndryshmet për t’i siguruara”, thotë Toro.

Mendimet e tyre përplasen edhe kur flitet për medikamentet e përfshira në skemën e rimbursueshme dhe që merren falas nga pacientët diabetikë.

“Qeveria shqiptare vazhdimisht ka rimbursuar medikamente për të trajtuar diabetin dhe çdo vit ka pasur medikamente të reja”, shprehet Mira Rakacolli, zv.ministre e shëndetësisë.

Disa pacientë sipas Toros nuk e kontrollojnë fare diabetin, duke e lënë sëmundjen të përparojë.

“Po, janë personat në zonat rurale që nuk kanë mundësi as informimi dhe as ekonomike”, thotë ai.

Toro ngre zërin edhe për dhjetëra raste, që sipas tij nuk janë përfitues të kempit në një kohë që plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë pagesë nga shteti. E ndërsa i konsideron ëndërr në sirtar risitë në trajtimin e diabetit, që përdoren sot në botë, por që vendi ynë nuk i ka ende.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?