English

Fitoi betejën me COVID-19, Edi Rama publikon foton e pacientit që “përshëndetet” me Infektivin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lajme të mira vijnë nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Njëri prej pacientëve, i cili rezultoi negativ në dy testet e nënshtruara ka lënë këtë pasdite ambientet e Spitalit Infektiv dhe i është drejtuar më pas shtëpisë së tij.

- Advertisement -

Lajmi konfirmohet nga Kryeministri, Edi Rama në rrjetin e tij social “Facebook”. Shefi i qeverisë shqiptare ka shpërndarë edhe një foto të pacientit të shëruar, i cili shfaqet duke u larguar nga ambientet e Spitalit nën shoqërinë e një mjekeje.

Shefi i ekzekutiviti përgëzoi punën e bluzave të bardha dhe kujdesin që ata po tregojnë në këto kohë shumë të vështirë për Shqipërinë.

“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të infektivit”,  shkruan Kryeministri Edi Rama.

90382067_10157550823101523_9076588724900331520_n_copy.jpg

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×