English

Fitorja e parë e Biden, Sanders renditet i dyti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një surprizë ishin zgjedhjet brenda demokratëve të zhvilluara në Karolinën e Jugut. Joe Biden është kandidati i cili arriti të triumfojë duke i dhënë një nxitje edhe më të madhe garës për të sfiduar Presidentin, Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Ish-zv presideni Biden fitoi bindshëm për herë të parë në primaret e Karolinës së Jugut ku duket se votuesit e duan si kandidatin e tyre kryesor të partisë.

- Advertisement -

Në fjalimin e tij të fitores 77-vjecari u shpreh se pak ditë më parë shumë e quajtën kandidaturën e tij të vdekur. Biden nuk harroi të kujtonte edhe Trump por pa e përmendur sulmoi edhe rivalin e tij Brenda partisë senatorin Bernie Sanders “Nuk është asnjë arsye e vogël pse jam në këtë garë .Ditët e përçarjes së Donald Trump së shpejti do të përfundojnë. Shumë amerikanë nuk duan premtime për revolucion. Ata duan më shumë se premtime, ata duan rezultate” u shpreh Biden para mbështetësve.

Senatori Bernie Sanders i cili deri më sot ka triumfuar në primaret e Neë Hampshire dhe Ajova u rendit dyti. Por çfarë pritet të ndodh tashmë Brenda demokratëve ku garojnë Bernie Sanders, Joe Biden, Elizabet Warren, Pete Butagig, Michael Bloomberg.

E marta e madhe është dita më e rëndësishme ku demokratët në 14 shtete do të votojnë për kandidatët e tyre e gjithë panorama e votimeve mund të ndryshojë në pak orë. Nëse senatori Sanders do të vijojë bindshëm garën, por kjo është hera e parë që në votim do të jetë edhe miliarderi Bloomberg.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?