Fitorja në Arizona, demokratët vetëm një vend larg kontrollit të Senatit amerikan

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Senatori demokrat Mark Kelly fitoi rizgjedhjen të premten në shtetin vendimtar të Arizonës, duke mundur republikanin Blake Masters, duke bërë kështu që partia e tij të jetë vetëm një vend larg marrjes së kontrollit të Senatit për dy vitet e ardhshme të mandatit të presidentit Joe Biden.

Me votën e nënpresidentes Kamala Harris, demokratët mund të ruajnë kontrollin e Senatit duke fituar ose garën në Nevada, e cila nuk është përcaktuar ende, ose balotazhin e muajit të ardhshëm në Xhorxhia. Me fitoren e demokratëve në Arizona, republikanëve tani u duhet të fitojnë të dyja garat e mbetura për të marrë shumicën, shkruan VOA.

Rezultati i Arizonës është një tregues i forcimit të pozitave të demokratëve në një shtet dikur mbizotërohej bindshëm nga republikanët.

- Advertisement -

Edhe gara për postin e guvernatorit mes demokrates Katie Hobbs dhe republikanes Kari Lake nuk është përcaktuar.

Kelly, një ish-astronaut i NASA-s është i martuar me ish-anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve Gabby Giffords, e cila frymëzoi vendin kur u rimëkëmb pasi u plagos në kokë nga një sulm me armë zjarri në një atentat në vitin 2011 ku gjetën vdekjen gjashtë persona dhe u plagosën 13. Kelly dhe Giffords bashkë-themeluan një organizatë për sigurinë e armëve.

“Ka qenë një nga nderet e mëdha të jetës sime të shërbeja si Senator i Arizonës,” tha zoti Kelly në një deklaratë. “Jam i përulur nga besimi që tregoi shteti ynë ndaj meje për të vazhduar këtë punë.”

Fitorja e zotit Kelly në zgjedhjet e posaçme të 2020-ës, që u mbajtën pas vdekjes së senatorit republikan John McCain u dha demokratëve të dy vendet e Arizonës në Senat për herë të parë në 70 vjet. Kthesa ishte rezultat i ndryshimeve demografike dhe pakënaqësive ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Fushata e demokratit Kelly u përqendrua kryesisht në mbështetjen e tij për të drejtat e abortit, mbrojtjen e Sigurimeve Shoqërore, uljen e çmimeve të barnave dhe sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë në mes të një thatësire shkaktuar nga rënia e nivelit të ujit në lumin e Kolorados.

Ndërsa mbështetja për presidentin Biden binte, Kelly u distancua prej tij, veçanërisht në lidhje me sigurinë kufitare, dhe nuk e vuri shumë thekson tek përkatësia e tij demokrate mes ankthit për gjendjen e ekonomisë.

Masters në fushatën e tij, bëri thirrje për privatizimin e Sigurimeve Shoqërore, mbajti një qëndrim të ashpër kundër abortit dhe ngulmoi tek një teori raciste e përqafuar nga nacionalistët e bardhë sipas së cilës demokratët po kërkojnë të përdorin imigracionin për të zëvendësuar të bardhët në Amerikë.

Ai fitoi mbështetjen e Trump duke mbështetur pretendimimin pa baza të ish-presidentit se ai kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2020, por nën presion gjatë një debati muajin e kaluar, ai pranoi se nuk kishte parë prova që zgjedhjet ishin manipuluar. Ai më pas iu rikthye edhe më me forcë pretendimit të rremë për fitoren e Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 





LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

“Gjatë pandemisë pija 4 shishe verë, më pas vendosa të lë alkoolin”, rrëfehet Adele

Këngëtarja Adele ka treguar se ka pinte katër shishe verë para se të vinte dreka gjatë kohës së pandemisë. Sipas këngëtares gjatë kohës së...

Italia ndalon ushqimin sintetik, Meloni mbështet propozimin: Mbron fermerët

Qeveria e djathtë e Italisë ka mbështetur një draft që ndalon mishin e prodhuar në laborator dhe ushqimet e tjera sintetike, me qëllim mbrojtjen...

“Ku do i gjesh paratë për fushatë?”, Bushati-Këlliçit: Trego se ku i merr

Andi Bushati e pyeti kandidatin për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi se nga i merr ai paratë për fushatën duke qenë se si Parti...

TË FUNDIT

“Gjatë pandemisë pija 4 shishe verë, më pas vendosa të lë alkoolin”, rrëfehet Adele

Këngëtarja Adele ka treguar se ka pinte katër shishe verë para se të vinte dreka gjatë kohës së pandemisë. Sipas këngëtares gjatë kohës së...

Italia ndalon ushqimin sintetik, Meloni mbështet propozimin: Mbron fermerët

Qeveria e djathtë e Italisë ka mbështetur një draft që ndalon mishin e prodhuar në laborator dhe ushqimet e tjera sintetike, me qëllim mbrojtjen...

“Ku do i gjesh paratë për fushatë?”, Bushati-Këlliçit: Trego se ku i merr

Andi Bushati e pyeti kandidatin për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi se nga i merr ai paratë për fushatën duke qenë se si Parti...

Ministri i Jashtëm iranian në Moskë, bisedime me Lavrovin për programin bërthamor

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian mbërriti në Moskë mbrëmjen e së martës, për një vizitë zyrtare. Amir-Abdollahian dhe delegacioni i tij u prit në...

Shefi i Wagner: Beteja për Bahmutin na ka shkaktuar dëme të rënda

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha më 29 mars se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kanë shkaktuar dëme të rënda...






Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×