Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi menjëherë pas përfundimit të tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta ditën e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo ngatërresë, duam t’ju qartësojmë se ndërsa SHBA mbështet të drejtën e tubimit paqësor, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm” shkruan ambasadorja Kim në rrjetin social Twitter.
[twitter_feed=https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1234536983084642308]
“Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetëra dhe me qindra shqiptarë nga Amerika, kanë lënë punët e tyre, e ngrita në respekt të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë, për kongresmenin Engel, që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare, dhe që do të jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona”, – tha Presidenti Ilir Meta gjatë tubimit të sotëm teksa mbante në duar në flamur amerikan.