Merkato në Superligë sapo ka nisur me skuadrat që kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para.
Bylis ka zyrtarizuar afrimin e Dorian Kërcikut, i cili do të jetë pjesë e skuadrës ballshiote për pjesën e mbetur të sezonit. Kjo lëvizje është një përforcim me vlerë për ekipin e Bylisit, që rrit konkurrencën në prapavijë.
Lëvizje priten dhe tek Flamurtari, ku drejtimin e skuadrës me shumë mundësi do ta marrë Marcelo Troisi. Braziliani ka mbërritur në Vlorë dhe pritet që të nisë menjëherë nga puna.
Më parë, Troisi ka qenë trajner tek Kukësi e Laçi në Shqipëri.