Florida ka nisur një hetim penal ndaj influencuesve britaniko-amerikanë Andrew dhe Tristan Tate, të cilët fluturuan në shtet javën e kaluar nga Rumania, ku u përballën me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor.
Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, tha se hetuesit kanë lëshuar urdhra kërkimi dhe fletëthirrje si pjesë e një hetimi “tani aktiv”.
Andrew, 38 vjeç dhe vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, përballen me akuza të veçanta në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor. Ata i mohojnë të gjitha akuzat.
Uthmeier, një republikan, tha në deklaratën e së martës: “Javën e kaluar, i drejtova zyrës sime të punonte me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të kryer një hetim paraprak për Andrew dhe Tristan Tate.
“Bazuar në një rishikim të plotë të provave, unë i kam drejtuar Zyrës së Prokurorisë Shtetërore të ekzekutojë urdhrat e kërkimit dhe të lëshojë fletëthirrje në hetimin penal tashmë aktiv ndaj vëllezërve Tate”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “8 mln $ për minj transgjinorë”- Trump: Lista e abuzimeve me shpenzimet në SHBA
- Zbardhen negociatat Rusi-SHBA, kërkesa që Trump i bëri Putinit në telefon për Iranin