Vijon të jetë tepër i lartë fluksi në dalje i pasagjerëve në portin detar të Vlorës. Duke filluar nga dita e hënë dhe deri të enjten në mbrëmje, nga Vlora janë larguar 9121 pasagjerë dhe 2006 mjete të vogla, duke shënuar kështu një rekord të pasagjerëve në dalje në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara.
Anasjelltas, numri i personave të ardhur drejt Shqipërisë mbetet tepër i vogël, duke ju kthyer normalitetit të tij të mëparshëm, një shenjë kjo se pushimet tashmë kanë përfunduar.
Nga e hëna në portin e Vlorës kanë hyrë 1975 pasagjerë dhe 388 mjete të vogla. Kamionët në dalje nga porti i Vlorës nuk janë lejuar të futen në traget për shkak se kapaciteti i tij i plotë është shfrytëzuar për mjetet e vogla dhe pasagjerët.
E premtja, por edhe fundjava pritet të jetë piku i pasagjerëve në dalje. Për tri ditët në vijim janë prenotuar në total biletat e dy trageteve Vlorë Brindisi Vlorë.
LEXONI GJITHASHTU: