English

Fluks telefonatash në Policinë e Shtetit, krijohet aplikacioni për lëvizjet e kontrolluara të mjeteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtohet fluksi i telefonatave pranë policisë së Shtetit. Rreth 1 milionë telefonata kanë mbërritur në numrin e emergjencës 112 në dy javët te fundit nga qytetarët për t’u informuar mbi oraret e lëvizjes dhe për masat shtrënguese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

- Advertisement -

Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, Policia e Shtetit ka hapur një aplikacion për lëvizjet e kontrolluara të automjeteve. Aplikacioni i ri është emërtuar “Covid-19”.

Policia e Shtetit ka njoftuar se të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e saj, nëpërmjet këtij aplikacioni.

Krahas kësaj, forcat e policisë kanë vijuar patrullimin në të gjitha rrugët kryesore të vendit.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?