English

Fluks turistësh në portin e Sarandës, hyrje-daljet e udhëtarëve rriten me 17%

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Porti i Sarandës shërben si një pikë kyçe për turizmin në qytetin bregdetar. Mijëra pushues çdo vit mbërrijnë nga Korfuzi në Sarandë, ndërsa nuk mungojnë turistët ditor që gjithashtu vijnë përmes detit.

- Advertisement -

“6 mujori i parë i 2023-shit ka shënuar rritje të hyrje-daljeve ne port 17% me shume me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm shtetas të huaj të imbarkuar në strukturat portuale janë regjistruar 59.362 persona”,-tha gazetarja Anxhela Lushkaj

Për gjysmën e parë të këtij viti pasagjerët e përpunuar në total janë 134.969 përkundër 78.589 të 6 mujorit të parë të vitit 2022.

Saranda është kthyer edhe në një gji të ankorimit të jahteve luksoze , velierave dhe cruizeve.

“281 jahte dhe veliera janë regjistruar për ankorim në Portin e Sarandës, për këtë vit. 5 cruize kanë mbërritur për qëndrim një ditor teksa deri në muajin nëntor pritet të vijnë edhe 12 të tjera”,-tha gazetarja Anxhela Lushkaj

Fluksi i pasagjerëve të port ka bërë që kompanitë e udhëtimit Sarandë – Korfuz të rrisin numrin e lundrimeve duke shkuar në 12 linja të total.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?