Fundit i muajit gusht ashtu si çdo vit përkon me kthimin e emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Një gjë e tillë reflektohet menjëherë në fluksin e automjeteve në pikat doganore në vend.
Vetëm në 4 ditët e fundit në doganën e përbashkët të Muriqanit kanë lëvizur mbi 132 mijë persona, nga të cilët 77 mijë në dalje ndërsa rreth 54 mijë në hyrje.
Dita me fluksin më të lartë rezulton e diela e 27 gushtit ku në 24 orë kanë hyrë në vend mbi 14 mijë e 500 persona ndërsa kanë dalë mbi 24 mijë udhëtarë.
Ndërkohë edhe e marta, deri në mesditë ka shënuar një fluks prej 26380 shtetas nga të cilët 12483 në hyrje dhe 13897 në dalje si dhe 8643 automjete nga të cilat 4198 në hyrje dhe 4445 në dalje.
Ky fluks ka shkaktuar jo pak radhë në pikën kufitare të Muriqanit ku po punohet me sportele të shtuara për të shmangur radhët e gjata në pritje për të kaluar.
Kjo situatë pritet të zgjasë deri në fillim të shtatorit ku më pas trafiku i rikthehet normalitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Moska, 59-vjeçari rus arrestohet në Muriqan
- Me 11 790 euro në makinë, procedohet 58-vjeçari në Muriqan