Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin e rëndë një natë më parë në rrugën e Elbasanit, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.
Në pranga u vu shtetasi Ardit Kambo, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas policisë në momentin e aksidentit drejtonte automjetin nën efektin e drogës.
“Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident i rëndë në Tiranë, makina del nga rruga dhe ‘fluturon’ mbi trotuar
- Aksident në Elbasan-Tiranë, përplasen 3 automjete