Fondet e ulëta buxhetore për rimbursimin e ilaçeve, vetëm 5 barna të reja në 3 vjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian për periudhën 2017-2020 ka miratuar rreth 160 barna të reja që trajtojnë sëmundje të ndryshme, ndërsa Shqipëria vetëm 5 prej tyre në listat e rimbursimit.

Studimi i IQVIA, kompania ndërkombëtare për informacionet shëndetësore, tregon se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja. Krahasuar me vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia ka një diferencë shumë të madhe përkatësisht 11 dhe 17 medikamente të reja secila.

Burime nga Shoqata e Farmacistëve të Shqipërisë pohuan se mungesa në tregun e medikamenteve të reja lidhet me fondet e ulëta buxhetore për rimbursimin e tyre.

- Advertisement -

Për shkak të buxhetit të kufizuara për shëndetësinë, pacientët shqiptarë vuajnë nga mungesa të thella të terapive inovative që do të mund të shpëtonin mijëra jetë, sidomos nga zbulimi dhe trajtimi në kohë i neoplazmave.

Sipas studimit nga 160 medikamentet e reja që u miratuan për përdorim rreth 46% janë në dispozicion të pacientëve në BE. Ndërkohë në Shqipëri, vetëm 3% e tyre janë në dispozicion.

Që nga viti 2017 deri  në vitin 2020, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka dhënë Autorizim për Tregtimin në Republikën e Shqipërisë për rreth 194 barna antitumorale. Këtu përfshihen edhe 10 barna “Orphan”, nëpërmjet Procedurës së Përshpejtuar, 30 ditë nga data e aplikimit.

Kostoja e mujore e një medikamenti të ri i kalon 500 euro në muaj dhe mundësinë për ta blerë atë në treg të lire e kanë një numër i vogël i pacientëve, ndërsa kanë nevojë mjekimi mijëra persona.

Shoqata e Farmacistëve të Shqipërisë shpjegoi se përdorimi i barnave të reja për pacientët shqiptarë mundësohet nga lista e rimbursimit, e cila administrohet nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore.

Sipas shoqatës, Shqipëria e ka fondin e rimbursimit të medikamenteve vetëm 100 milionë dollarë në muaj. Vendet e rajonit dhe Europës, deri në 10-fish më të lartë. Fondi i rimbursimit të medikamenteve këtë vit është rreth 11 miliardë lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Senatorët: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, rrezikohen marrëdhëniet me SHBA

Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, thanë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar...

Deputeti i PD: Po më akuzojnë se dua të çoj partinë te Berisha, por ja e vërteta

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD duhet të ndahet një herë e mirë nga modeli...

Kreshnik Spahiu shpjegon përplasjet në PD: Kanë nisur ethet për…

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se tashmë kanë nisur ethet për të qenë deputet brenda Partisë Demokratike. Ai u shpreh se...

TË FUNDIT

Gaba përplaset me deputetin: S’mund të kërkosh analizë, hanit kokoshka në fushatë

“Nuk mund të kërkojnë analizë ata që deri dje kanë ngrënë kokoshka”. Kjo deklaratë e anëtarit të kryesisë së PD, Gentjan Gaba solli përplasje mes...

Spahiu ironizon demokratët: Kur fliste Selami ju qeshnit që t’ju shihte kryetari

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar demokratët duke iu rikujtuar se kur fliste Eduard Selami, ata qeshnin për t’i rënë në sy kryetarit. “Sot Partia Demokratike...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×