English

Fondi 1.1 miliardë euro për rindërtimin, si do të monitorohet përdorimi i parave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria shqiptare arriti të grumbullojë 1.1 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve dhe Kryeministri, Edi Rama e cilësoi 17 shkurtin si një ditë me fat për shqiptarët. Por sot, pyetja që ngrihet është mënyra se si do të administrohen këto para.

- Advertisement -

Përgjigjen për këtë duket se e ka dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Mathew Palmer, gjatë fjalës së tij në Konferencë e Donatorëve paralajmëroi ngritjen e një akademie me fondet amerikane, të cilat do të shërbejnë në menaxhimin transparent të parave.

“Qeveria amerikane do të akordojë një fond prej 3.9 milion dollarë për të ndihmuar qeverinë e Shqipërisë të administrojë donacionet e marra për rimëkëmbjen e tërmetit. Këto fonde të reja do të ndihmojnë në krijimin e një akademie të transparencës amerikano-shqiptare, e cila do të ngrihet me kërkesë të drejtpërdrejtë të Kryeministrit për të siguruar ndihmë teknike në qeverisje transparente, qeverisje të përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnime kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi”, deklaroi Palmer gjatë Konferencës së Donatorëve në Bruksel.

Ngritja e kësaj akademie pritet të kërkojë kohën e saj pasi alokimi i fondeve do të vijë nëpërmjet ratifikimit të një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve. Ndërkaq nga totali prej 5 milionë dollarësh qe shba ofruan per vendin tone, 800 mijë do të shkojnë për rindertimin ndërsa  60 mijë dollarë të tjerë do të shkojnë forcimin e “Kryqit të Kuq Shqiptar” për përballimin e fatkeqësive natyrore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?