English

Fondi 1.15 mld euro, Ardian Civici tregon anët pozitive dhe negative

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga shuma totale prej 1.15 miliardë euro që Shqipërisë iu ofrua nga donatorët ndërkombëtarë në Konferencën e mbajtur në Bruksel, afërsisht 800 milionë euro janë kredi të buta me afat të gjatë shlyerje. Kredi të tilla mund të thellojnë borxhin publik dhe të ndikojnë në rritjen ekonomike të vendin të vazhdimësi.

- Advertisement -

Për Ardian Civicin, dekan i Universitetit Mesdhetar dhe ekspert i njohur i Ekonomisë, donacionet për rindërtimin nga tërmeti duhet para në dy aspekte, pasi përveç anës pozitive por edhe anë negative. Z. Civici duke folur në studion e Euronews Albania u shpreh se, ekonomia shqiptare pas tërmetit ka nevojë për një sasi të madhe financimesh jo vetëm për dëmet por edhe për rimëkëmbjen dhe futjen e ekonomisë në një ritëm tjetër zhvillimi.

Nëse kanalizohen siç duhet, z. Civici thotë se këto financime mund të ndikojnë në rritjen e përgjithshme të prodhimit të brendshëm bruto, por edhe në rritjen e punësimit dhe konsumit. Nga ana tjetër, ekziston riskut që të rritet borxhi publik, gjë e cila mund të ndikojë në aftësinë e vendit për të shlyer detyrimet që do të rrjedhin më vonë. Dekan i Universitetit Mesdhetar thotë se, përveç dhurimeve që shkojnë direkt në buxhetin e shtetit shqiptar, për marrjen e pjesës tjetër të financimeve do të duhet 2 deri në 3 vite.

“Përveç donacioneve që shkojnë direkt në buxhetin e shtetit, pa kushte, pjesa tjetër është një ofertë për kredi të butë. Janë me normë të ulët 1.8-2% dhe nga ana tjetër kanë afat të gjatë për shlyerjen. Por, kjo shton borxhin publik me 800 milionë euro, kur kemi nivel të lartë borxhi dhe, kur kritika është pesha e lartë e borxhit dhe kjo ngjall më shumë diskutime”, u shpreh z. Civici.

Eksperti i ekonomisë ndër të tjera nënvizoi se, për marrjen e këtyre kredive, qeveria do të duhet të paraqesë projekte dhe vështirësia qëndron në faktin se, këto kredi vijnë nga institucione të ndryshme financiare dhe vende të ndryshme ku secila ka kushte specifike. Ai bën thirrje që këto para të menaxhohen me kujdes dhe të përdoren për t’i dhënë ekonomisë së vendit një rritëm më të shpejtë zhvillimi, “në mënyrë që këto para të mos kthehen në barrë, por të sjellin të ardhura”.

“Është një shumë e konsiderueshme që duhet menaxhuar me kujdes. Shqipëria ka një aftësi thithëse të dobët për investimet e huaja. Procesi është shumë më kompleks se sa momenti i parë i euforisë. Është momenti që ne të bëjmë një kthesë, për një vizion më të qartë strategjik të zhvillimit të vendit. Nëse këto menaxhohen mirë, do të shoqërohen me projekte edhe më të mëdha.”, tha z. Civici.

Pikërisht për këtë arsye, z. Civici shtoi se, SHBA dhe BE kanë kërkuar transparencë pasi kanë mungesë besimi për menaxhimin e kësaj shume të madhe vetëm nga vetë qeveria shqiptare. Ai propozon që Ministria e Rindërtimit pas kalimit të fazës emergjente mund të marrë trajtën e një ministrie Rimëkëmbjeje dhe të Zhvillimit për të futur vendin në një etapë të re zhvillimi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?