English

Forcat greke përplasen me emigrantët në kufirin turk, ka të plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën një person është lënduar sot teksa policia greke ka hedhur gaz lotsjellës ndaj emigrantëve të mbledhur në anën turke të kufirit.

- Advertisement -

Një video nga Reuters tregon se si një turmë emigrantësh është duke transportuar njërin prej tyre, që duket i plagosur.

Nuk është e qartë se si ka ndodhur lëndimi. Reuters e ka marrë videon nëpërmjet një kontakti që ndodhet në vendngjarje.

vlcsnap 2020 03 04 11h34m39s654

Trupat e autoriteteve greke kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj refugjatëve që përpiqeshin të kalonin kufirin turk për të hyrë në BE.

Ajri ishte mbushur me tym në të dy anët e kufirit, ndërkohë që zjarrfikëset ndërhynë për të fikur disa vatra zjarri që ishin ndezur në terren.

Zona e Kastanit ka pasur përplasje të shumta këto ditë midis emigrantëve dhe forcave të policisë greke, të cilat kanë nisur që të premten.

Më shumë se 10 mijë emigrantë janë dyndur në kufijtë e BE-së, pasi Turqia vendosi papritur të mos ua pengojë më rrugëtimin.

Turqia ka që në vitin 2016 që nuk i lejon emigrantët të kalojnë, falë një marrëveshjeje që ka nënshkruar me BE-në, e cila ka ofruar fonde që Turqia t’i mbajë emigrantët në territorin e tyre. Deri tani janë mbledhur rreth 3.7 milionë emigrantë në kampet e Turqisë.

Por pas një sulmi të Asadit kundër forcave turke, që la 33 ushtarë turq të vrarë, Turqia e përshkallëzoi luftën në Idlib duke shkaktuar kështu një tjetër valë emigrantësh. Këtë herë Erdogan vendosi se Turqia nuk do t’i ndalonte më.

Nga BE-ja ka pasur reagime të shumta në lidhje me dyndjen e fundit në kufi. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e quajti një sulm i Turqisë ndaj BE-së, dhe shtoi se nëse kufijtë e jashtëm të BE-së nuk do të sigurohen dot, atëherë një BE pa kufij të brendshëm nuk do të kishte më kuptim.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Turqia po përdorte emigrantët për synimet e saj, dhe se BE-ja duhej të ulej e të diskutonte sërish me Ankaranë për të negociuar një marrëveshje të re.

Ndërkohë, përplasjet e emigrantëve në kufi kanë lënë disa të plagosur dhe një fëmijë 6-7 vjeç të vrarë, pasi u përmbys një varkë pranë ishullit Lesbos.

Policia greke tha se emigrantët e kishin përmbysur vetë varkën, që t’i detyronin autoritetet greke të nisnin një oepracion shpëtimi.

Ndërsa Turqia nxori pamje ku ushtarët grekë dukeshin duke sulmuar gomonet e emigrantëve me varkat e tyre zyrtare, e duke i qëlluar edhe me shufra hekuri. Presidenti Erdogan tha në një fjalim se ushtria greke ka vrarë të paktën tre emigrantë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×