English

Forcat izraelite përplasen me demonstruesit palestinezë të cilët refuzojnë planin e Trump

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Palestinezët janë përplasur me forcat e izraelite në Bregun Perëndimor gjatë ditës së enjte teksa protestonin për planin e paraqitur nga Donald Trump mbi “Paqen në Lindjen e Mesme”.

- Advertisement -

Propozimi i Donald Trump për të krijuar një shtet palestinez si pjesë e një plani për Lindjen e Mesme solli kundërshtimet e palës palestineze për vendosjen e kushteve strikte dhe miratimin e izraelitëve, të cilëve do t’u lejohej të mbanin kontrollin e territoreve të kontestuar gjatë në rajonin e Bregut Perëndimor.

Trump propozoi një plan 4-vjeçar për palestinezët të cilët duhet të pranojnë një marrëveshje të mundshme me izraelitët, duke ndalur sulmet e ndërmarra nga grupi islamist Hamas dhe vendosjen e institucioneve qeveritare në mënyrë që të zyrtarizohet shteti palestinez me kryeqytet në Abu Dis, një pjesë e Jerusalemit Lindor.

Protestuesit palestinezë dogjën fotografitë e Trump, të kryeministrit izrealit Benjamin Netanjahu-t dhe liderëve arabë, ambasadorët e të cilëve morën pjesë në takimin e mbajtur në shtëpinë e bardhë gjatë ditës së martë.

Ambasadorja e Palestinës në vendin tonë, Hana Shawa, në një intervistë ekskluzive për Ilva Now, në Euronews Albania komentoi planin e paqes për Lindjen e Mesme të prezantuar pak ditë më parë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Znj. Shawa theksoi se vendin i saj nuk e shesh si plan paqeje atë që u prezantua si marrëveshja e shekullit, pasi ai ishte një plan i prezantuar vetëm nga njëra palë, ku nuk flitet aspak për partnerë në paqe por legjitimohen okupime të mëtejshme në Palestinë.

Ambasadorja e Palestinës u shpreh se lidershipi në vendin e saj e kundërshton plotësisht këtë plan paqeje, i cili shihet prej tyre si vazhdimi i pushtimit të Palestinës nga Izraeli.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?