English

Forcat Operacionale blindojnë varrezat, pamjet e Dritan Dajtit nga varrimi i së ëmës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka siguruar pamjet kur Dritan Dajti ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

- Advertisement -

I rrethuar nga Forcat Operacionale të Burgjeve, Dajti shihet me syze mbi varin e të ëmës, ku në krah i qëndrojnë efektivët e armatosur dhe me antiplumb.

Dajtit iu miratua leja nga drejtoria e burgjeve, një ditë më parë, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Ishin forcat RENEA ato që e shoqëruan vrasësin e 4 policëve nga burgu i Peqinit në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore, Dajti po rikthehet nën masa të rrepta sigurie në burgun e Peqinit, ku duhet të vuajë burgimin e përjetshëm.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku  u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij. Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?