English

Forcat turke drejt Libisë, Erdogan: Do të ruajmë stabilitetin në rajon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Forcat ushtarake turke kanë nisur dislokimin e tyre drejt Libisë për të mbështetur qeverinë e Fayez al-Serraj. Lajmi i konfirmua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdgan gjatë një interviste televizive.

- Advertisement -

Parlamenti i Turqisë miratoi të enjten një projektligj që lejon vendosjen e trupave ushtarake në Libi për të mbrojtur interesat e Ankarasë në Afrikën e Veriut dhe Mesdheun dhe për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit në Libi.

Kjo e fundit ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme çoi në rrëzimin e Muammar Gaddafit.

Sipas Erdogan, personeli i lartë ushtarak turk do të koordinohet me forcat në Libi, si dhe do të sigurojë trajnime dhe ekspertizë në terren.

Presidenti turk gjatë intervistës foli edhe për situatën në Iran.

Kthimi i Irakut në një zonë konflikti në tensionet e shtuara mes Iranit dhe SHBA-së sipas Erdogan, dëmton stabilitetin në rajon. Ai shtoi se vrasja e gjeneralit Iranian nuk do të mbetet pa një përgjigje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?