English

Formimi i qeverisë së re, LDK-ja fton Vetëvendosjen që të reflektojë për ndarjen e pushteteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë nëpërmjet një komunikate për mediet i ka bërë thirrje lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë lidhur me ndarjen e pushteteve.

- Advertisement -

“LDK-ja vlerëson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i institucioneve”,  thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Gjithashtu LDK-ja ka shprehur gatishmërinë të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë.

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi ditën e djeshme një takim të shkurtër me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilit i caktoi një afat 48 orësh për t’i dërguar emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë së re.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?