Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez së bashku me liderin e “Unidas Podemos” Pablo Iglesias, bënë publike termat e bashkëpunimit për krijimin e qeverisë së re me shpresën e madhe se do të evitohet zhvillimi i zgjedhjeve të reja, që do të përbënin të 5-tat që nga 2015-ta.
Marrëveshja e nënshkruar mes tyre parashikon realizimin e një nga reformave më të thella në lidhje me ligjin e punës.
Ky ligj u miratua nga qeveria konservatore dhe parashikonte rritjen e taksave të qytetarëve që fitojnë mbi 130 000 në vit.
Qeveria u shpreh se ata do të kërkojnë drejtësi sociale, do të luftojnë ndryshimet klimaterike dhe do të promovojnë politikat feministe.
“Aty ku disa shohin një justifikim për bllokim, unë shoh stimulim, një mundësi të shkëlqyeshme për të realizuar reformat që i duhen vendit tonë dhe ne nuk do të heqim dorë nga ajo përpjekje” tha kryeministri.
Një marrëveshje e shpejtë e koalicionit të djathtë me partinë e majtë “Unidas Podemos”, pas zgjedhjeve të dyta të përgjithshme në të njëjtin vit, bëri që numri i vendeve në parlament të arrinte në 155, ende jo në gjendje për të siguruar 176 vendet e nevojshme.
Me gjithë arritjen e kësaj marrëveshjeje nuk ka akoma një datë të përcaktuar për miratimin e qeverisë së re nga Parlamenti.