English

Forumi Ekonomik Botëror, Greta Thunberg: Bota, në rast se nuk e keni vënë re, është aktualisht duke u djegur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivistja Greta Thunberg ka paralajmëruar liderët botërorë se planet e tyre për të ulur emetimet e karbonit janë “tërësisht të pamjaftueshme” dhe se mosveprimi i tyre po “i hedh benzinë zjarrit” për sa i përket ndryshimeve klimatike.

- Advertisement -

“Bota, në rast se nuk e keni vënë re, është aktualisht duke u djegur”, tha ajo gjatë Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të martën.

Ajo kritikoi qeveritë me pretendimin se nuk janë duke bërë aq sa duhet dhe duke i akuzuar se po përdorin “premtime dhe fjalë boshe”.

“Ju thoni se fëmijët nuk duhet të shqetësohen”, tha ajo. “Ju thoni: ‘Na e lini neve këtë punë, do ta rregullojmë ne, mos u bëni kaq pesimistë’, e pastaj: heshtje. Apo diçka edhe më e rëndë se heshtja: fjalë dhe premtime boshe, që të bëjnë të mendosh se jeni duke vepruar mjaftueshëm”.

Ajo tha se lëvizja e saj “Rinia për Klimën” dhe aktivistë të tjerë në mbarë botën – kërkojnë që “bankat, kompanitë, institucionet, qeveritë, të tërheqin të gjitha investimet për nxjerrjen e karburanteve fosile, dhe t’i japin fund menjëherë subvencioneve për karburantet fosile.

“Ne nuk duam që këto të ndodhin në 20250-n, 2030-n apo edhe 2021-shin, ne duam që kjo të ndodhë tani”, tha Greta.

Duke i hedhur poshtë akuzat se të tilla kërkesa janë “naive”, ajo tha se kjo “është më e pakta” që duhet bërë për një tranzicion të qëndrueshëm.

“Ose do ta bëni këtë ose do ju duhet tu shpjegoni fëmijëve tuaj pse po hiqni dorë nga objektivi pre 1.5 gradësh,” paralajmëroi ajo. “Po tërhiqeni pa e provuar fare”.

“Brezi im nuk do të dorëzohet”, tha ajo. “Populli nuk do të dorëzohet. Ju jeni ata që po dorëzoheni”.

Thunberg tha se asgjë nuk ka ndryshuar që nga vizita e saj në Davos vitin e shkuar.

“Një vit më parë, erdha në Davos dhe ju thashë se shtëpia jonë ka marrë flakë. Ju thashë se dua që të shqetësoheni dhe më kishin paralajmëruar se t’ju thuash njerëzve të shqetësohen është diçka shumë e rrezikshme”, tha Thunberg.

“Nuk po ju themi që të jeni të varur nga teknologji të cilat nuk ekzistojnë ende në rang të gjerë dhe se shkenca thotë se ndoshta nuk do të ekzistojnë kurrë. Nuk po ju themi që të vazhdoni retorikën për “neutralitet nga karboni” duke luajtur me numra të pa rëndësishëm. Nuk po ju themi të ulni emetimet duke paguar dikë që të mbjellë pemë në Afrikë, ndërsa pyjet e Amazonës po priten me një normë shumë më të lartë”.

“Ne nuk duhet të ulim emetimet, emetimet duhet të marrin fund nëse duam të kemi një mundësi për të qëndruar nën objektivin prej 1.5 gradësh”, tha Thunberg.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?