English

Forumi i BERZH, Rama: Pse duhet që investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në selinë e BERZH-it në Londër po mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024. Në këtë aktivitet marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

- Advertisement -

Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Në  një lidhje online në këtë samit mori pjesë dhe kreu i qeverisë sonë Edi Rama, ku u pyet se përse investitorët e huaj duhet të investojnë në Shqipëri.

Ai theksoi se Shqipëria vitin e kaluar priti trefishin e popullsisë sonë me turistë, duke thënë se kjo është një nga arsyet që investitorët duhet të bëjnë investime në vendin tonë.

“Unë  jam veteran i këtyre formateve sepse kam qenë i pranishëm që kur ka lindur ky format. Në 8 vite  kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi. Rajoni po shkon mirë , bota ka ndryshuar shumë, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Nga një vend i  pasigurt, në një vend që vitin e kaluar  ka arritur një shifër prej 10 milion turistësh më shumë se tre fishi i popullatës që kemi. Jemi në nivelet e rajonit dhe borxhi  jonë publik ka pësuar rënie historike nën 60% në fund të vitit. Një përgjigje e thjeshtë se përse investitorët duhet të investojnë në Shqipëri është që duhet sepse nëse se bëjnë ata e bën tjetër kush”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?