English

Forumi i Prespës për dialog, liderë nga Ballkani mblidhen në Ohër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot dhe nesër në Forumin e Prespës për Dialog. Ky forum organizohet në qytetin e Ohrit.

- Advertisement -

Tema e kët vit është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”.

Nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe presidentët e kryeministrat e Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë nuk do të marrin pjesë.

Gazetari i “Euronews Albania”, Benjamin Arifi raporton se të pranishëm në këte forum do jenë Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Ndërsa, Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të mbajë një fjalim online.

Gjithashtu, edhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do të ketë një fjalim para liderëve, përmes një lidhjeje me video.

Ndër temat e diskutimit në këtë forum do të jenë ndërtimi i paqes në Europë, agjenda e gjelbër, gratë në qeverisje dhe gjenerata e re e Ballkanit Perëndimor.

Përmes Forumit shënohet katër vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund mosmarrëveshjes për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×