English

Foto dhe dosja hetimore| Si ndodhi sherri për pronën tek Kepi i Rodonit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka siguruar foto nga konflikti i dhunshëm për pronën në Kepin e Rodonit dhe dosjen hetimore që çoi në pranga 8 persona, mes tyre dhe ish-deputetin Mark Frroku.

- Advertisement -

Këto janë pamjet pak para se mesditën e së dielës në Kepin e Rodonit më shumë se 10 persona të përfshiheshin në një konflikt të dhunshëm që agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Në pamje duken të grumbulluar banorët e fshatit Shetaj dhe grupi i ish-deputetit Mark Froku, këta të fundit si përfaqësues të kishës Françeskane.

Disa metra larg tyre qëndron edhe i dyshuari Besnik Toma, i cili është shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit për pronësinë.

Në foto disa prej personave duket se mbajnë në duar sende të forta, por dhe tuba hekuri që janë hequr para se të niste sherri nga rrethimi që po i bëhej pronës.

Konflikti çoi në pranga 8 persona mes të cilëve dhe ish-deputetin, Mark Frroku, të cilët pritet të dalin të mërkurën para gjykatës së Durrësit për caktimin e masës së sigurisë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Plagosjes së rëndë me dashje”, “ Vetëgjyqësia”, “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Ky konflikt është i hershëm dhe të dyja palët pretendojnë se zotërojnë certifikatë pronësie.

Pjesë nga dosja e prokurorisë për konfliktin e dhunshëm tek Kepi i Rodonit:

Me datë 29.10.2023 rreth orës 13:00 është njoftuar nga Salla Operative e Stacionit Policisë Manëz, Komisariati Durrës, se në vendin e quajtur fshati Shetaj, Njësia Administrative Ishëm, Durrës, po konfliktoheshin disa persona me sende të forta ku është qëlluar dhe me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar personat pjesëmarrës e palë në konflikt. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se palët në konflikt janë shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka dhe Gentjan Shetaj (i larguar). Të gjithë këta persona janë banorë të fshatit Shetaj, Nj.A Ishëm, Durrës.

Palë kundërshtare në këtë konflikt kanë qenë Ndue Sokoli, Martin Lazri, Mark Frroku, Antonio Lazeri dhe Pal Doda të cilët kanë qenë persona të kontraktuar nga Kisha Katolike, Provinca Françeskane, me vendndodhje në Kepin e Rodonit, Ishëm, për të vendosur një rrethim prone me rrjetë teli, në pronën e pretenduar të kishës, me miratimin e deklaratës paraprake të kryerjes së punimeve të lëshuar nga Bashkia Durrës me vendimin nr 1336/1-22 datë 26.10.2022 në bazë të kontratës ndërtimin nr. Rep 6307, nr. Kol 4268 midis shoqërisë AM-L Group (Mark Frroku) dhe kishës Françeskane. Pas vendosjes së tubave metalikë për të rrethuar këtë pronë banorët e fshatit Shetaj kanë hequr me forcë rrethimin e vendosur nga punonjësit e kontraktuar të Kishës Françeskane dhe në këtë moment ka nisur një konflikt i dhunshëm ku është dëmtuar shtetasi Ndue Sokoli dhe Martin Lazri.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes ku dallohen njolla gjaku në rrugën përpara traut të Kepit të Rodonit dhe është gjetur e sekuestruar gëzhoja e armës së zjarrit, dyshuar pistoletë. Personave të shoqëruar e arrestuar u janë marrë faktor plotësues të qitjes për të përcaktuar nëse kanë qitur me armë zjarri.

Ky konflikt pronësie është i përsëritur disa herë dhe janë referuar disa materiale kallëzimi e konflikte të ndodhura për këtë çështje pronësie ku njëra palë është shtetasi Bajram Kaculi, Erjon Reka e administratorja e kompanisë “Albania Tourist Resort” në Kepin e Rodonit, Ana Shtjefni dhe nga pala kundërshtare përfaqësuesit e Kishës Françeskane të Kepit të Rodonit. Ky konflikt mund të sjelli pasoja më të rënda në jetën dhe shëndetin e personave të përfshirë dhe mund të degradojë në një ngjarje të rëndë kriminale.

Janë marrë të dhëna nga shtetasi Mark Frroku, i biri i Preng dhe i Leze, i datëlindjes 06.10.1972 i cili ka sqaruar se është pronar i kompanisë “AML Grup” me qendër në Tiranë dhe merret me ndërtime dhe me aktivitete të tjera në fushën e biznesit. Ai pretendon se para 10 ditësh është kontraktuar nga prifti i Bajzës, Shkodër, i ka kërkuar të bëjë një rrethim në pronën e kishës dhe ka nënshkruar një kontratë me Kishën Françeskane. Ai shpjegon se ndërkohë që kanë qenë duke filluar punimet ai është larguar për të drekuar me shtetasin Antonio Lazari kur në restorant kanë ardhur dhe shtetasit Pal Doda dhe Martin Lazari dhe gjatë kësaj kohe ai pretendon se sa ka filluar të drekoje e ka lajmëruar avokatin se disa persona po heqin shtyllat e hekurit të vendosura nga punëtorët e tij. Ai ka sqaruar se është afruar pranë një personi me kominoshe dhe nuk e ka njohur, i ka thënë se përse prishin punën e bërë nga ata. Ndërkohë, sipas tij një person ka tentuar ta godasë me grusht, por është shmangur. Ai nuk i njeh këto persona, por pretendon se njëri është me kominoshe. Ai sqaron se ka parë të gjakosur Martin Lazrin dhe Ndue Sokolin e të shtrirë përtokë. Shtetasi Mark Frroku ka sqaruar se nuk është ushtruar dhunë ndaj tij dhe pretendon se ka dëgjuar vetëm zhurmë që vinte nga turma. Gjatë momenteve të hetimeve paraprake ky shtetas nuk ka treguar identitetin e shtetasit Besnik Toma duke pretenduar se ka qenë i shoqëruar vetëm nga shtetasi Antonio Lazari dhe nuk ka pranuar të japë detaje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?