English

FOTO | Festivali madhështor i Karnavaleve, pas 2 vitesh pandemi në Brazil

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Muzika, kostumet shumëngjyrëshe e kërcimet kanë mbushur rrugët e Rio de Zhaneiros prej 20 prillit, me rastin e festimit të Karnavaleve të para që prej shpërthimit të COVID-19 në vitin 2019.

- Advertisement -

Organizatorët i kanë quajtur karnavalet e këtij viti si “festën më të madhe në planet”.

Karnavalet janë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Brazil që prej vitit 1850.

Origjinën e kanë nga Portugalia, por brazilianët i shndërruan Karnavalet në një version unik me kalimin e kohës, duke shtuar elemente nga prejardhja kulturore e vendasve të Amerikës së Jugut.

Kështu, karnavalet në Brazil përfshijnë parada, kostume kreative, muzikë, vallëzim dhe pije alkoolike.

Origjinën më të hershme, Karnavalet e kanë në festat e Dionisit në Greqinë e lashtë, ku njerëzit argëtoheshin duke veshur maska dhe duke pirë verë.

Festivali i Karnavalit të Brazilit për vitin 2022 po zhvillohet nga 20 prilli deri më 30 prill, në qytetin Rio de Zhaneiro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?