English

FOTO| Këta janë 4 viktimat e tragjedisë në Gramsh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat e mbytura në liqenin e Gramshit. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

- Advertisement -

Euronews Albania ka mundur të sigurojë fotot e viktimave të tragjedisë, trupat e të cilëve u nxorën të pajetë mbrëmjen e së premtes.

Në një prononcim pas nxjerrjes së personave të mbytur nga liqeni, kreu i zjarrfikëses tha se viktimat kishin shkuar për t’u larë, por nuk dinin not. Ai shtoi se në përpjekje për të shpëtuar njëri tjetrin janë mbytur tragjikisht.

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë, faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?