Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un viziton fabrikat e armëve, inspekton fabrikat e artilerisë dhe madje qëllon me armë në fotografitë e publikuara së fundmi që duket se ofrojnë një vështrim të rrallë në objektet e armëve të shtetit sekret.
Agjencia shtetërore koreano-veriore e lajmeve KCNA, e cila publikoi fotot të shtunën, tha se imazhet tregonin Kim duke vizituar një fabrikë prodhimi të një “kompleksi artilerie të kalibrit të madh” dhe duke u dhënë “udhëzime në terren” punëtorëve në një strukturë për “raketat strategjike të lundrimit dhe avion sulmues pa pilot”.
Agjencia tha gjithashtu tha se Kim dha “udhëzime të rëndësishme” në lidhje me “ngritjen e kapaciteteve për prodhimin serial të municioneve të reja”.
Vizitat u zhvilluan të enjten, të premten dhe të shtunën, tha agjencia e lajmeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Do të shkatërrojmë çdo kërcënim”, Kim Jong Un i dërgon letër Putinit
- Rikthehet Kim Jong-Un, nis konflikt me armë në kufirin mes dy koreve