Euronews Albania ka siguruar pamje nga momenti i shoqërimit të Ramazan Rrajës këtë të martë nga Policia e Tiranës.
Siç duket edhe nga foto, Rraja del nga një automjet i blinduar dhe më pas është shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje.
Mësohet se Rraja është shoqëruar bashkë me dy kushërinjtë e tij, teksa Policia e Tiranës po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara.
Ramazan Rraja, u shpall kërkim nga policia si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Lezhë.
Për Euronews Albania Ramazan Rraja deklaroi se nëse autoritetet shqiptare kanë një provë ndaj tij, ishte i gatshëm të përballet me drejtësinë, duke pranuar edhe burgim të përjetshëm.
LEXONI GJITHASHTU
-
Shoqërohet Ramazan Rraja, policia aksion blic në kryeqytet për mjetet e blinduara
- ‘Ndihem i sulmuar’, Ramazan Rraja nga Dubai për Euronews Albania: S’kam lidhje me ngjarjen e Lezhës (Ekskluzive)
- Dyshohet se përkrahu autorët e ‘terrorit’ në Zejmen, policia e Lezhës arreston 21-vjeçarin