English

FOTO| Pas 7 orësh seancë në GJKKO, Veliaj shoqërohet në paraburgimin e Durrësit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka siguruar një foto të kryebashkikaut Erion Veliaj teksa ka dalë nga ambientet e GJKKO për t’u rikthyer në paraburgimin e Durrësit, ku po mbahet prej 1 muaji.

- Advertisement -

Veliaj qëndroi sot mbi 7 orë në Apelin e GJKKO ku u mbajt seanca mbi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Në orët e mbrëmjes Gjykata vendosi të shtyjë për nesër në orën 12:30 seancën ndaj kryebashkiakut pasi gjyqtari i çështjes ka kërkuar kohë të njihet me provat e reja të sjella nga dy prokurorët e SPAK Olsi Dado dhe Altin Dumani.

Ende nuk dihen se për çfarë provash bëhet fjalë. Ditën e nesërme do të vijojë seanca në orën 12:30 nga ku do t’i jepet fjala dhe kryebashkiakut Veliaj i cili ditën e sotme nuk është shprehur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?