Skuadra e Romës ka fituar kompeticionin Conference League, në finalen e madhe të zvhilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Italianët mposhtën holandezët e Fejnord me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 32-të nga Nicolo Zaniolo.
Pas mbarimit të ndeshjes, skuadrat respektive kanë marrë medaljet dhe Roma si ekipi fitues, ka ngritur në qendër të stadiumit trofeun e Conference League.
Lojtarët janë shfaqur tejet entuziastë, pasi kjo ishte finalja e parë e Romës pas 31 vitesh dhe trofeu i parë europian i fituar.
Pasi arbitri sinjalizoi përfundmin e ndeshjes, futbollistët e Romës festuan fitoren e tyre.
Me këtë fitore, trajneri i Romës Jose Mourinho bëhet i pari teknik i cili fiton tre kompeticionet europiane, Uefa Champions League, Uefa Europa League dhe Uefa Conference League. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla nuk u aktivizua gjatë ndeshjes.
LEXONI GJITHASHTU
- Fitorja e Romës, tifozët italianë nisin festimet në Tiranë
- Roma shkruan historinë në Tiranë, shpallet fituesja e parë e Conference League