Ne nuk jemi vetëm seksualiteti dhe identiteti gjinor, por jemi më shumë se kaq.
Ky është mesazhi i fotografit David Cuka. Ai u shpreh se vazhdimisht përballet me paragjykime për shkak se është transgjinor, por kjo nuk e pengon të zhvillojë artin e tij.
“Kilometri i fundit, 777 portrete”, është ekspozita më e re e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog.
Fotografi tregon se qëllimi i këtyre portreteve, është përfshirja e çdokujt pa dallim feje, gjinie apo profesioni.
Cuka tregoi disa momente kur ka hasur vështirësi, pikërisht për shkak të paragjykimeve, të realizojë setet e tij fotografike. Ai tregoi një rast kur po punonte që një grup çunash e kishin detyruar të merrte biçikletën dhe të largohej për të evituar një sulm të mundshëm.
Fotografi pohoi se të tilla incidente janë të shpeshta, gjë që vjen për shkak të edukimit të njerëzve.
LEXONI GJITHASHTU: