Një sasi e madhe armatimi është sekuestruar në Prishtinë, në banesën e një personi.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se janë sekuestruar 6 armë zjarri dhe municion luftarak për përdorimin e tyre.
“Më datën 23.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi e municioni:
- Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm,
- Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm
- Tetë karikatorë,
- 61 fishekë kalibër 7.62
- Dy armë gjuetie, kal: 12 GA
- Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe
- 303 fishekë kalibrash të ndryshëm
Personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti i nënshtrohet vijueshmërisë së procedurave të mëtejme hetimore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë, çfarë raportohet
- Deputetja britanike: Nuk duhet të lejojmë armiqtë të rindezin konfliktet në Kosovë