English

Franca çmonton kampin e emigrantëve në periferi të Parisit, zhvendosen mbi 1400 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Francë kanë çmontuar kampin e radhës të emigrantëve, i ngritur në periferi të Parisit. Ky është operacioni i 60-të i çmontimit të një kampi emigrantësh që prej vitit 2015 në Francë.

- Advertisement -

Autoritetet franceze ndërmorën  një  aksion në orët e para të së martës në Port d’Oberviller, në veri-lindje të Parisit. Sipas raportimeve, 1.436 persona u evakuuan nga policia, nën vëzhgimin e kujdesshëm të bashkisë, e cila po përpiqet të zgjidhë atë që e quan një krizë në pritjen e emigrantëve.

“Është i njëjti fenomen në Europë dhe në mbarë botën. Kjo nuk do të thotë se kushdo mund të ketë të drejtë të qëndrojë në Paris apo në Francë. Do të thotë se pritja e parë nuk duhet t’i nxisë njerëzit të jetojnë rrugëve për muaj të tërë”, tha Anne Hidalgo, kryetarja e bashkisë në Paris.

Që nga fillimi i nëntorit, 1.600 persona janë evakuuar nga dyert e kishës dhe nuk kanë patur mundësi të vendosen diku tjetër për shkak të pranisë së policisë. Por që prej atëherë, shoqatat civile i kanë gjetur disa prej këtyre emigrantëve në Oberviller, ndërsa 300 të tjerë në Port de la Vilet. Ata kritikojnë faktin se është e pamundur mbikëqyrja për respektimin e të drejtave të tyre.

 “Nuk ka asnjë komunikim nga autoritetet vendore për të shpjeguar se ku shkojnë njerëzit. Ne supozohet t’u besojmë atyre se njerëzit trajtohen mirë, se të drejtat e tyre respektohen, por ndërkohë nuk kemi asnjë informacion se ku këta njerëz strehohen. Nuk dimë asgjë.”,  tha Phillipe Caro, nga Shoqata Solidariteti Kolektiv për Emigrantët.

Për dy ditë, në Paris është nata e solidaritetit, që do të thotë se bashkia numëron të pastrehët. Shoqatat civile me ironi deklarojnë se 1.500 persona do të zhduken nga të dhënat statistikore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?