English

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka deklaruar se Parisi është i vendosur të njohë shtetin e Palestinës, duke e cilësuar këtë hap si një përgjegjësi që buron nga roli i saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një intervistë për kanalin francez RTL, Barrot u shpreh se Franca do të ndërmarrë hapa konkretë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, e cila do të mbahet në Neë York nga 17 deri më 20 qershor, nën bashkëpresidencën e Francës dhe Arabisë Saudite.

- Advertisement -

Sipas kryediplomatit francez, qëllimi i kësaj konference është eliminimi i pengesave për njohjen e shtetit të Palestinës dhe krijimi i kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme.

“Nëse ne e njohim shtetin e Palestinës, kjo do të jetë për të ndryshuar diçka dhe për ta bërë ekzistencën e tij më të besueshme,” u shpreh Barrot.

Megjithatë, ai nuk konfirmoi nëse Franca do ta marrë vendimin gjatë konferencës së qershorit, duke theksuar se njohja e mundshme është e kushtëzuar. Ndër kushtet e renditura nga ai janë: lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi, çarmatosja e tij dhe përjashtimi nga strukturat e administratës palestineze, njohja e regjimit të Izraelit si shtet dhe reforma brenda Autoritetit Palestinez.

Deklarata e Barrot vjen në një moment kur disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë, kanë ndërmarrë hapa për njohjen e Palestinës si shtet të pavarur, duke rritur presionin diplomatik për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?