English

Franca paralajmëron për efekte anësore serioze të kurave të shumëpërfolura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa mbikëqyrës të mjekësisë franceze kanë paralajmëruar për rreziqet e efekteve anësore të barnave të malaries dhe HIV që po testohen aktualisht kundër coronavirusit të ri, pas vdekjes së tre personave që dyshohet se kanë përdorur, pa rekomandimin e mjekut, këto barna.

- Advertisement -

Rreth 30 pacientë me simptoma të COVID-19 kanë raportuar efekte anësore të rënda, si çrregullime të rrahjeve te zemrës, pasi kanë marrë një medikament të ngjashëm me hidroksiklorokinën të quajtur Plaquenil, tha për agjencinë franceze të lajmeve kreu i agjencisë së kontrollit të barnave Dominique Martin.

Agjencia e kontrollit të barnave paralajmëroi se medikamenti që përdoret për të kuruar malarien dhe artritin reumatoid nuk duhet në asnjë mënyrë “të përdoret pa rekomandimin e mjekut”.

Martin gjithashtu paralajmëroi edhe për barna të tjera si antibiotiku azitromicin dhe Kaletra, një kombinim i dy antiviraleve, lopinavir dhe ritonavir, që përdoren për trajtimin e HIV.

Teksa këto medikamente janë duke u testuar në disa vende për të luftuar kundër virusit, këto substanca mund të shkaktojnë efekte anësore të rënda për shëndetin. Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se përdorimi i tyre pa rekomandimin e mjekut mund të shkaktojë atak në zemër dhe deri në vdekje.

Javën e shkuar, vdiq një burrë nga Shtetet e Bashkuara pas përdorimit të një versioni jo farmaceutik të Plaquenil, i cili u cilësua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump si “çudi-bërës”. Gruaja e tij, e cila kishte marrë klorokinë, gjithashtu është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Përdorimi i hidroksiklorokinës ka nxitur debate të forta në Francë pasi një studim shkencor në Marsejë pretendonte se kishte rezultate premtuese në trajtimin e COVID-19.

Shumë shkencëtarë e kanë kritikuar këtë të fundit duke thënë se rezultatet e tij janë thjesht observime.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?