Kombëtarja franceze e futbollit gjithmonë ka surprizuar kur vjen puna tek lojtarët e thirrur në eventet madhore, teksa dicka e tillë ka ndodhur edhe këtë herë. Trajneri Deschamps publikoi listën me lojtarët e thirrur për Euro 2024 edhe pse ajo është provizore, me 25 emra në përbërje. Ai që bie në sy është rikthimi i mesfushorit N’golo Kante, i cili aktualisht luan me Al Ittihad në kampionatin arab. 33-vjeçari nuk ka qenë pjesë e gjelave prej 2 vitesh, ndërsa ky rikthim është pritur pozitivisht edhe pse do të shërbejë si një test paraprak, përpara listës zyrtare të kampionatit evropian që luhet në Gjermani.
Kante numëron 53 paraqitje me Francën, nga ku ka shënuar 2 gola. Sa i përket listës së Deschamps, në portë janë përzgjedhur Samba, Areola dhe Maignan, në mbrojtje Upamecano, Saliba, Pavard, Mendy, Clauss, Konate, Hernandez e Kounde. Krahas Kante, mesfusha ka dhe emra si Zaire-Emery, Camavinga, Fofana, Rabiot, Griezmann apo Tchouameni. Reparti ofensiv është një luks më vete i udhëhequr nga bomber Kylian Mbappe e me radhë Barcola, Kolo Muani, Coman Thuram, Giroud e Dembele.
Një ekip yjesh, vlerë e të cilit shkon afro 1 miliardë euro, por mbetet për tu parë nëse do të konfirmohen zyrtarisht për Euro 2024, ku gjelat debutojnë në 17 qershor ndaj Austrisë e më pas përballen me Poloninë e Holandën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania publikon listën paraparake për Euro 2024, nuk mungojnë surprizat
- Pas 7-vitesh në Paris, Mbappe konfirmon largimin nga PSG